Statistikat mbresëlënëse të Challandes me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, të pestën nën drejtimin e Bernard Challandes.

Sport

12/10/2018 08:06

Trajneri zviceran e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Kosova.

Në gjashtë ndeshje në drejtimin e ‘Dardanëve’, Challandes ka regjistruar pesë fitore dhe një barazim.

Në këto gjashtë ndeshje, Kosova për dallim nga e kaluar është treguar ekip stabil në mbrojtje, duke pranuar vetëm një gol, derisa ka shënuar 11 të tillë.

Madje goli i vetëm i pranuar, ishte ai ndaj Maltës në ‘Fadil Vokrri’ në fitoren 3:1 të Kosovës./Lajmi.net/