Statistikat i japin të drejtë Mourinhos për Hazard

Jose Mourinho ka deklaruar se arsyeja pse Eden Hazard u la rezervë ndaj Aston Villas ishte loja e dobët e lojtarit në fazën e mbrojtjes.

Sport

18/10/2015 15:43

Statistikat lidhur me performancën e belgut në fazën defansive, i japin të drejtë Mourinhos për veprimin e tij.

Hazard ka kryer vetëm 3 ndërhyrje të pastërta në lojtarët kundërshtarë, gjatë këtij edicioni të Premier Ligës.

Lojtari ka ndërprerë aksionet e kundërshtarëve çdo 181.75 minuta dhe ka kryer ndërhyreje çdo 242.33 minuta, që është pak në raport me futbollistët e tjerë të Chelseas.