Statistikat e Zvicrës dhe Anglisë – Pritet ndeshje spektakolare

Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sonte me dy ndeshjet e radhës, atë për pozitën e tretë dhe atë finale.

Sport

09/06/2019 12:16

Në Ligën A të Ligës së Kombeve, për pozitën e tretë do të luftojnë kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës.

Zvicra u mposht nga ‘magjia’ e Cristiano  Ronaldos, kurse Anglia u mund nga ‘tulipanët’ e Ronald Koeman.

Por, statistikat e dy kombëtareve që garojnë për pozitën e tretë na lënë të besojmë se do të ketë një ndeshje spektakolare mes tyre.

Zvicra ka dështuar të shënoj gol në vetëm tri prej 24 ndeshjeve të tyre të fundit, përcjell lajmi.net.

Anglia në anën tjetër qëndron e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër Zvicrës (7 fitore, 3 barazime).

Ndeshja mes dy kombëtareve do të luhet në Portugali, sot, me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/