Statistikat e pjesës së parë mes Egjiptit dhe Uruguait

45 minutat e para nuk kanë dhuruar asnjë gol në ndeshjen mes Egjiptit dhe Uruguait.

Sport

15/06/2018 15:01

Ka përfunduar me rezultatin e barabartë pjesa e parë mes Egjiptit dhe Uruguait.

45 minutat e para nuk kanë dhuruar asnjë gol në ndeshjen mes Egjiptit dhe Uruguait që po zhvillohet në “Ekaterinburg Arena”.

Të dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat mbetën të paprekura.

Po mungesa e madhe në këtë pjesë të parë ishte Mohamed Salah që e nisi nga stoli këtë ndeshje, ndoshta mund të luaj disa minuta në pjesën e dytë, pasi ka lënë prapa lëndimin e pësuar.