Statistikat e Liverpool në katër ndeshjet e fundit me West Ham – Sonte ndeshja ‘jetike’

Liverpool do ta luaj sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe tejet të vështirë, në udhëtim kundër West Ham.

Sport

04/02/2019 17:05

Skuadra e Klopp luan për fitore, në mënyrë që ta mbaj në pesë pikë diferencën me Manchester Cityn.

“Citizens” dje me lehtësi e kanë kaluar pengesën e quajtur Arsenal, duke ngushtuar në dy diferencën.

Sot, lojtarët e Liverpool janë të fokusuar që të marrin tri pikë nga udhëtimi i vështirë, në përballjen me West Ham.

Por, si qëndrojnë “The Reds” në përballjet e fundit me skuadrën londineze. Në katër ndeshjet e fundit ata kanë të gjitha fitore, madje me nga katër gola të shënuara, transmeton lajmi.net.

4:0, 4:1, 4:1 dhe 4:0 janë katër rezultatet e fundit të Liverpool, gjë që sjellë optimizëm tek lojtarët.

Ndeshja ndërmjet West Ham dhe Liverpool do të fillojë sonte në ora 21:00. /Lajmi.net/