Statistikat e Bales që nga transferimi te Realit

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të kësaj skuadre gjatë sezonit të kaluar, mirëpo atë formë, duket se nuk ka arritur ta vazhdojë edhe në këtë sezon. Më poshtë i keni golat dhe asistimet që ai i ka bërë me fanellën e Real Madridit.

Sport

10/01/2015 22:05

Anësori uellsian është duke u kritikuar mjaft shumë për paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni me Real Madridin, të cilat janë shumë largë atyre të sezonit të kaluar.

Sidoqoftë, Bale që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu ka arritur të shënojë plotë 34 gola, teksa disa nga ato kanë qenë shumë të rëndësishme, si në finalen e Copa del Reyt dhe atë të Ligës së Kampioënve.

Për më shumë, uellsiani gjithashtu ka arritur të bëj plotë 21 asistime, një shifër e mirë kjo për një sulmues. Kohëve të fundit, Bale ka filluar të kritikohet mjaft shumë, pasi nuk është duke pasur te Ronaldo në disa raste mjaft vendimtare.