Statistikat: Angli 5 – 3 Kosovë

Kosova pësoi disfatë me rezultat 5-3 ndaj Anglisë, por duke treguar një ndeshje të madhe – duke u bërë skuadra e parë që i shënon anglezëve 3+ gola si mysafir që nga Kroacia (2-3) në vitin 2007

Sport

10/09/2019 22:51

Futbollistët tanë zhvilluan një ndeshje të madhe, çka e konfirmojnë edhe statistikat.

‘Tre Luanët’ kishin 16 goditje kundrejt 8 të mysafirëve, ndërsa shanset e krijuara për gol ishin 12-6.

Posedimi i topit i takoi lehtësisht vendasve 58% – 42%, ndërsa saktësia e pasimeve ishte 89% – 85%.

Anglia prin në tabelën e grupit A të kualifikimeve për Euro 2020, pasi tubon 12 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Kosova e treta me 8 pikë. /Lajmi.net/