Statistika të frikshme, shteti me 100 mijë raste me COVID-19 për vetëm 5 ditë

India është duke shënuar numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Bota

09/07/2020 09:36

Autoritetet në Indi kanë regjistruar më shumë se 100,000 raste të Covid-19 në pesë ditët e fundit, sipas shifrave të lëshuara nga ministria e shëndetësisë e vendit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ministria njoftoi të enjten se kishte identifikuar 24.879 raste të reja në një periudhë të vetme 24-orëshe – më e larta e Indisë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Tani janë identifikuar gjithsej 767 296 raste në vend. Më shumë se 476,000 njerëz janë rikuperuar, ndërsa 21,129 kanë vdekur pas kontraktimit të tij. /Lajmi.net/