Statistika që tregon dominimin e Juventus në futbollin italian

Juventus ka humbur lidershipin në Serie A, pas barazimit kundër Fiorentinës.

Sport

15/09/2019 09:13

Skuadra e Juventus nuk ka arritur më shumë se një barazim nga udhëtimi i djeshëm kur luajti përballë Fiorentinës.

Inter shfrytëzoi gabimin e ‘Zonjës së vjetër’ dhe me një fitore minimale 1:0, tashmë ka kryesimin në Serie A, me 9 pikë nga tri ndeshje.

Kështu, pas 560 ditëve, Juventus ka humbur lidershipin në Serie A, përcjell lajmi.net.

Herën e fundit kur Juve nuk ishte lidere e Serie A, kalendari shënonte 3 marsin e vitin 2018.

Kjo statistikë vërtetë tregon dominimin që Juventus ka pasur në vitet e fundit në kampionatin italian. /Lajmi.net/