Start i furishëm nga kampioni, shënon dy gola të hershëm në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Kampioni italian, Inter ka zhbllokuar herët sfidën, duke i shënuar dy gola deri tani në ndeshjen që është duke e zhvilluar ndaj Genoas.

Sport

21/08/2021 18:54

Golin e parë për Inter e shënoi mbrojtësi Milan Skiniar në minutën e 6-të, pas një asistimi nga Hakan Calhanoglu na korneri.

Nuk vonoi shumë dhe kampioni e dyfishoi rezultatin, duke realizuar Calhanoglu një super gol nga distanca, pas një asistimi nga Dzeko në minutën e 14-të.

Një start i furishëm i zikaltërve, por edhe i turkut Calhanoglu që debuton me fanelën e Inter në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar gol dhe asist brenda 14 minutave të para. /Lajmi.net