‘Staples Center’ do të marrë një pamje magjike sonte – gjithçka në nderim të Kobe Bryant

Los Angeles Lakers do të luajnë sonte ndeshjen e parë që kur Kobe Bryant ndërroi jetë.

Sport

31/01/2020 21:01

Lakers do të jenë nikoqirë të Portland Trail Blazers, duke synuar që të marrin fitore, të cilën sigurisht do t’ia dedikojnë Kobe Bryant.

Para fillimit të ndeshjes, përgatitjet janë bërë maksimalisht që Kobe të nderohet në mënyrën më të mirë.

Të gjitha ulëset e ‘Staples Center’ do të kenë nga një fanellë të Kobe Bryant, ku disa do të kenë numrin 8, disa numrin 24.

Më poshtë mund të shihni një fotografi se si janë bërë përgatitjet. /Lajmi.net/