Stankovic: Rrethanat diktojnë Rezolutë të re për Kosovën

Presidenca e Serbisë kërkon ndryshim të rezolutës serbe për Kosovën. Këshilltarja e presidentit serb, Stanislava Stankovic, thotë se ndryshimet e rrethanave në botë e Serbi e sidomos bisedimet me Kosovën, diktojnë ndryshime të kësaj rezolute.

Lajme

03/04/2014 15:05

Këshilltarja e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic, Stanislava Stankovic, ka thënë se është e nevojshme krijimi i një Rezolute të re për Kosovën.

Stankovic tha se si në Serbi dhe botë kanë ndryshuar rrethanat, duke përfshirë suksesin që po e tregojnë bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Presidenti i Serbisë, kur ka folur për nevojën e një rezolute të re për Kosovën, ka menduar për ndryshimin e rrethanave. Në mesin e të rejave është edhe themelimi i të ashtuquajturës, Ushtria e Kosovës, vendimi për kadastër. Sesioni i ri në Kuvend do të vendosë për gjyqësi”.

Ajo ka thënë se është i nevojshëm një konsensus i gjerë në Parlamentin e Serbisë për të parë se në çfarë drejtimi po ecin bisedimet më Kosovën dhe cili është qëllimi i tyre.

Mirëpo, sipas Stankovic, Serbia asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën.