Stanaj vjen për herë të parë në Kosovë: Shqipërinë e dua…

8:36 | 11 Gusht 2018

“Sunny Hill Festival”, mbrëmë ka filluar.

Në natën e parë të këtij edicioni kanë performuar emra të mëdhenj shqiptarë në mesin e të cilëve ishte edhe Stanaj dhe Dua Lipa, shkruan lajmi net.

Mbrëmja filloi me grupin “Asgjë sikur dielli”, ku vazhdoi me grupin “Oda”, pjesë e të cilit ishte edhe babai i Duas, Dukagjini.

Një pjesë e festivalit ishte e rezervuar padyshim për artistin shqiptar Stanaj i cili para performancës ka thënë disa fjalë shqip.

“Nënën e babën i kom prej Malësisë. Shqipen nuk di me fol mirë. Kam qenë i vogël kur kam shkuar në Gjirokastër me këndu në festivale folklorike. Shqipërinë e du. Sot është hera e parë që vij në Kosovë”, shprehet ai e që më pas vazhdoi me këngën. /Lajmi.net/