Stanaj flet me emocion për këngën e re

Stanaj po përgatit projekt të ri muzikor.

ShowBiz

20/06/2019 17:46

Stanaj ka publikuar një video në rrjete sociale, në të cilën zbulon një pjesë të këngës së re, shkruan lajmi.net.

Këngëtari bëri të ditur se kënga me titull “Love Me” publikohet më 28 qershor, ndërsa mendon që është ndër projektet më të mira që ka realizuar ndonjëherë.

“Love Me”- 28 qershor! Asnjëherë nuk kam qenë më i ngazëllyer për të publikuar një këngë. Me të vërtetë ndjehem sikur është kënga më e mirë e jetës sime. Mezi pres ❤️”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Stanaj titullohet “Sweat”, mbetet të shihet se çfarë suksesi do ta ketë kënga e re. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/By78474BOhH/