Stamboll, shembet një ndërtesë gjashtë katëshe

Një ndërtesë gjashtë katëshe është shembur në Stamboll.

Bota

06/02/2019 15:24

Një ndërtesë gjashtë katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit, raporton AA.

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Në vijim është sigurimi i zonës dhe kërkimet në rrënoja.