Stam, pendimi i Fergusonit
Sir Alex Ferguson pranoi se pendimi i tij më i madh gjatë karrierës si menaxher i Manchester Unitedit ishte momenti kur lejoi largimin e mbrojtësit Jaap Stam në vitin 2001. Qendërmbrojtësi holandez ishte yll në repartin defanziv të Unitedit pas ardhjes në klub më 1998 por u shit në Lazio për 15.2 milionë funte në…
Sport
Sir Alex Ferguson pranoi se pendimi i tij më i madh gjatë karrierës si menaxher i Manchester Unitedit ishte momenti kur lejoi largimin e mbrojtësit Jaap Stam në vitin 2001.
Qendërmbrojtësi holandez ishte yll në repartin defanziv të Unitedit pas ardhjes në klub më 1998 por u shit në Lazio për 15.2 milionë funte në moshën 29-vjeç, pas rikthimit nga lëndimi.
Stam zbuloi në autobiografinë e tij se Ferguson e kishte detyruar të transferohej te skuadra nga Serie A, pas një bisede në veturën e tij në një pompë të benzinës. Në intervistën e tij për MUTV, Ferguson deklaroi: “Kur mendoj për pendimet, pa dyshim se Jaap Stam ishte dëshpërimi më i madh për mua, bëra një vendim të gabuar me atë rast”.
Vlerësimi i gabuar nga ana e strategut skocez bëri që Stam të përfundojë tek Lazio. Stam, në autobiografinë e tij të publikuar nga Sunday Mirror, zbuloi rastin e pazakonshëm kur Ferguson kërkoi prej tij ta pranojë kalimin në Lazio.
“Mësova se klubi deshi të më largonte. Ata po ashtu kishin nevojë për para. Kjo krijoi konflikt mes mene dhe menaxherit. Një mëngjes i thash atij atë që mendoja, dhe derisa po kthehesha në shtëpi mora një thirrje nga sekretaresh e tij. Isha në veturë, ajo më tha se Ferguson dëshiron të bisedojë me mua. Ai e mori telefonin. “Ku je?”, i thash, “Afër shtëpisë time, në një pompë të benzinës”.
“Ferguson më tha, “Më prit aty”, dhe shumë shpejt doli para meje. Ai më tha se duhet të largohem dhe mu drejtua me fjalët, “Të lutem a mund të shkosh te Lazio, me shpejtësi?’. E pranova. Kur mendoj për këtë tani, dhe nuk e kam përmendur kurrë më parë, më duket e pabesueshme që e kam pranuar atë, si futbollist, të më ndodh mua”, shkroi Stam.