Stafi preket nga koronavirusi, spitali gjerman nuk pranon më asnjë pacient të ri

Teksa mjekët gjenden në vijën e parë të përballjes me pandeminë Covid-19, një spital në Gjermani ka rreshtur së pranuari pacient të rinj.

Bota

30/03/2020 12:25

Vendimi është marrë nga spitali në qytetin verior gjerman, Wolfsburg, i cili ka ndaluar pranimin e gati të gjithë pacientëve të rinj, sepse disa anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruajnë mediet gjermane, transmeton lajmi.net.

“Asnjë pacient i ri nuk do të pranohet, përveç njësisë së urgjencës pediatrike dhe dhomës së lindjes”, u shpreh një zëdhënës për medie.

Të gjithë pacientët e tjerë do të drejtohen drejt spitaleve të rajoneve përreth.

Gjermania aktualisht ka më shumë se 62.400 raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave të përgatitura nga Universiteti Johns Hopkins. /Lajmi.net/