Stafi i një hoteli në Turqi tmerron pushuesit duke përdorur stile të ISIS-it
Disa turistë britanikë kanë treguar momentin tmerrues kur stafi i një hoteli në Turqi ka përdorur stile sulmesh të militantëve të ISIS-it me revole false dhe kënaçe me karburante.

Bota
Jason Phythian, 43 vjeçar, ishte duke u relaksuar në një pishinë të hotelit Grand Yazici Mares në Icmeler, kur një punëtor, i veshur me rroba arabe, gjuajti naftë mbi trupin e tij.
Sipas Dailymail, elektricisti nga Fallowfield, pa horrorin me sytë e tij, kur personi që imitoi stile të ISIS-it, pasi gjuajti naftën nxori edhe shkrepsën.
Nga tmerri, pushuesit iknin për jetërat e tyre, përderisa imituesit tjerë po vraponin pas tyre me revole false, transmeton lajmi.net.
Pushuesit që u traumatizuan nga kjo ngjarje, më vonë u informuan se kjo ishte si pjesë e një shfaqje hollivudiane të pishinave, mirëpo shumica prej tyre u ndien të zemëruar, pasi kjo gjë iu kujtoi atyre sulmin e ndodhur në Tunizi, muaj më parë, ku mbetën 38 persona të vdekur nga sulmi i militantëve të ISIS-it.