Stafi i infektives larg familjeve për katër muaj

Numri total i rasteve pozitive në Kosovφ është 4,715 raste nga 27,723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme

12/07/2020 20:35

Që nga 13 Marsi kur u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Kosovë, personeli i Klinikës Infektive pjesën dërmuese të kohës e kanë kaluar në përballjen me pandeminë.

Por duke i dal në ndihmë të infektuarve, ata shumë rrallë kanë takuar familjarët e tyre.

Kjo pasi ekspozimi ndaj Covid-19 është i theksuar edhe brenda Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kujtojmë, se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 419 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 2,387.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 4,715 raste nga 27,723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,387.