Stadiumi ultra modern i Partisë së Fortë

Premtimi i Kryeministrit Hashim Thaçi për ndërtimin e një stadiumi modern kombëtar në Kosovë është mirëpritur nga të gjithë. Madje, edhe nga Partia e Fortë. Si gjithmonë, kjo e fundit ka dalë me idenë e saj se si do ta ndërtonte kjo Parti unike stadiumin kombëtar, pas idesë së Kryeministrit, i cili e postoi në…

Sport

18/03/2014 21:15

Premtimi i Kryeministrit Hashim Thaçi për ndërtimin e një stadiumi modern kombëtar në Kosovë është mirëpritur nga të gjithë.

Madje, edhe nga Partia e Fortë. Si gjithmonë, kjo e fundit ka dalë me idenë e saj se si do ta ndërtonte kjo Parti unike stadiumin kombëtar, pas idesë së Kryeministrit, i cili e postoi në Facebook një model të stadiumit.

“Ne premtojmë stadium me standarde edhe më ndërkombëtare”, shkruan në llogarinë e kësaj Partie në rrjetin social Facebook, ndërkohë që është postuar edhe një fotografi, ku është prezantuar projekti i stadiumit ultra modern, të cilin premton me ironi se do ta ndërtonte Partia e Fortë. Nuk duhet i keq, apo jo!

I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i kryetarit lexhendar, Visar Arifaj. “Gjëja e parë që do ta bëj si Kryeministër është premtimi i një stadiumi të ngjashëm si ky”, ka shkruar ai në Facebook.