Stadiumi në Dobrajë të Lipjanit, i përuruar vetëm një muaj më parë, bëhet cak i hajnave

Një muaj pas përurimit të stadiumit në Dobrajë të Lipjanit, sot është raportuar për një akt vandalizmi dhe vjedhjeje në objektin e këtij kompleksi sportiv. Sipas njoftimit të klubit futbollistik KF Arbëria, persona të panjohur kanë thyer objektin e stadiumit dhe kanë vjedhur disa pajisje të vlefshme stërvitore. Nga klubi kanë thënë se rasti është…

Lajme

01/11/2025 16:15

Një muaj pas përurimit të stadiumit në Dobrajë të Lipjanit, sot është raportuar për një akt vandalizmi dhe vjedhjeje në objektin e këtij kompleksi sportiv.

Sipas njoftimit të klubit futbollistik KF Arbëria, persona të panjohur kanë thyer objektin e stadiumit dhe kanë vjedhur disa pajisje të vlefshme stërvitore. Nga klubi kanë thënë se rasti është shumë i dhimbshëm, pasi dëmtohet puna dhe prona e të tjerëve pa asnjë arsye, transmeton lajmi.net.

“Gjatë mëngjesit kemi vërejtur se disa persona të pandërgjegjshëm kanë hyrë në objektin e stadiumit dhe kanë marrë pajisje të rëndësishme për stërvitje. Është e trishtë të shohësh se ende ka njerëz që nuk e respektojnë mundin dhe investimin publik,” thuhet në reagimin e klubit.

Policia e Kosovës është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të marrë të gjitha shënimet e nevojshme. Hetimet për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar./lajmi.net/