Stadiumi ‘joshës’

Katari zgjoi dhe vazhdon të zgjojë debat të gjerë nëse ishte vendim i drejtë që u përzgjodh për nikoqir të Kampionatit botëror 2022. Temperaturat e larta që mbretërojnë gjatë stinës së verës e kanë vënë në dyshim zhvillimin e garës mes muajve qershor dhe korrik, andaj së fundmi është shqyrtuar mundësia e zhvendosjes së Botërorit…

Sport

19/11/2013 15:30

Katari zgjoi dhe vazhdon të zgjojë debat të gjerë nëse ishte vendim i drejtë që u përzgjodh për nikoqir të Kampionatit botëror 2022.

Temperaturat e larta që mbretërojnë gjatë stinës së verës e kanë vënë në dyshim zhvillimin e garës mes muajve qershor dhe korrik, andaj së fundmi është shqyrtuar mundësia e zhvendosjes së Botërorit për në stinën e dimrit.

Kjo do të ndeshej me kalendarin e ligave evropiane andaj kjo çështje tek mbetet për t’u sqaruar. Organizatorët nuk brengosen.

Ata janë zotuar se janë në gjendje që në përputhje me teknologjinë më të re, të përcaktojnë edhe temperaturën brenda stadiumeve. Sa për të treguar se çka janë në gjendje të bëjnë, organizatorët kanë publikuar pamjet e stadiumit Al-Wakrah që do të jetë një nga arenat e Botërorit 2022.

Por, komentet e para që janë duke qarkulluar për të, sugjerojnë se pamja e jashtme e stadiumit është vërtetë e pazakonshme. Sipas të përditshmes britanike The Guardian, ajo i ngjanë një vagjine.