Stadiumi i qetë

Joey Barton tregoi se ende ka dashuri për Olympique Marseille, duke qëndruar në mesin e tifozëve të skuadrës franceze gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në Emirates Stadium të martën mbrëma. Mesfushori i Queens Park Rangers ishte i huazuar te Marseille gjatë edicionit të kaluar dhe duket se kaq ka mjaftuar që skuadra nga Velodrome t’i hyjë…

Sport

27/11/2013 16:30

Joey Barton tregoi se ende ka dashuri për Olympique Marseille, duke qëndruar në mesin e tifozëve të skuadrës franceze gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në Emirates Stadium të martën mbrëma.

Mesfushori i Queens Park Rangers ishte i huazuar te Marseille gjatë edicionit të kaluar dhe duket se kaq ka mjaftuar që skuadra nga Velodrome t’i hyjë në zemër.

Ai e përcolli ish ekipin e tij gjatë disfatës 2:0 në kuadër të Grupit F, pas dy golave nga Jack Wilshere. Por, pas ndeshjes, Barton shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të lavdëruar Marseillen, dhe kishte një mesazh për tifozët e Arsenalit.

“Sa qetë sonte këtu në Highbury”, shkroi ai gjatë pjesës së parë para se më vonë të shtonte: “Jam kënaqur gjatë pjesës së parë me tifozët e Marseilles. Faleminderit @Winners87, shumë mirë që ju takova sërish”.

Atmosferën e ‘ftohtë’ gjatë ndeshjeve të Arsenalit si nikoqir e kritikoi së fundmi edhe ish sulmuesi i skuadrës londineze, Andrei Arshavin.