Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ duket në gjendje ideale për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës të hënën më 7 shtator rikthehet për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare në Prishtinë.

Sport

08/09/2018 17:52

Pas barazimit 0-0 në Baku kundër Azerbajxhanit, ‘Dardanët’ në xhiron e dytë të grupit 3 në nivelin D në Ligën e Kombeve, presin Ishujt Faroe.

Përballja mes Kosovës dhe Ishujt Faroe ka tërheq interesim të madh të publiku vendas, ku brenda pak orëve janë shitur të gjitha biletat.

Në prag të kësaj ndeshje, shtëpia e ‘Dardanëve’, stadiumi ‘Fadil Vokrri’, duket në gjendje të mirë, dhe i gatshëm për të ofruar të gjitha kushtet për një ndeshje të paharruar futbolli, sipas disa fotografive të publikuar nga ‘Kosovan Football’ në Twitter.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe që luhet të hënën, fillon nga ora 20:45./Lajmi.net/