Stadiumi bosh dhe De Biasi protagonist, çfarë nuk u pa në TV gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael

Shqipëria fitoi ndaj Izraelit me rezultat 1:0 në duelin e tyre të parë në Ligën e Kombeve.

Sport

08/09/2018 09:48

Një stadium gjysmë i mbushur me bileta të përgjysmuara dy orë para ndeshjes dhe masa ekstreme sigurie, por me tymueset që “depërtojnë” në stadium.

Panuçi që i bën të gjitha në këtë ndeshje dhe De Biazi që shkakton “rrëmujë” në zonën VIP, por dhe probleme me mbërritjen e Kombëtares tonë në stadium. Të gjitha këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e mbrëmjes së djeshme që serviren nga “Panorama Sport”.

* Ashtu siç pritej, stadiumi ishte pothuajse i boshatisur. Pak nga frika e masave të marra për këtë ndeshje dhe pak nga gjendja e Kombëtares, tifozët nuk preferuan që ta ndiqnin nga afër këtë sfidë. Ndikim mund të ketë pasur edhe çmimi i biletave, aq sa detyroi FSHF-në të përgjysmojë çmimin pak para ndeshjes. Gjithsesi, as 4500 shikues.