Stacioni i ardhshëm? Wembley

Janë yje, kanë paga multi-milionëshe, mirëpo dinë edhe të udhëtojnë njësoj sikurse person i thjeshtë. Gjermania do të ndeshet me Anglinë sonte në ndeshjen miqësore, dhe për të mbërritur në Wembley Park, skuadra e selektorit Joachim Low shfrytëzoi transportin publik. Uebfaqja zyrtare e Kombëtares gjermane me krenari deklaroi se për herë të parë pas 150…

Sport

19/11/2013 10:38

Janë yje, kanë paga multi-milionëshe, mirëpo dinë edhe të udhëtojnë njësoj sikurse person i thjeshtë. Gjermania do të ndeshet me Anglinë sonte në ndeshjen miqësore, dhe për të mbërritur në Wembley Park, skuadra e selektorit Joachim Low shfrytëzoi transportin publik.

Uebfaqja zyrtare e Kombëtares gjermane me krenari deklaroi se për herë të parë pas 150 vjetësh, skuadra A, ka udhëtuar së bashku në një metro.

Ata po ashtu insistuan se paraqitja e tyre nuk ka qenë në asnjë formë ndonjë ndihmë në aspektin reklamues, në 150 vjetorin e transportit hekurudhor, por “për t’ju shmangut rrugëve të populluara të kryeqytetit anglez”.

Gjermania shfrytëzoi Bakerloo Line to Baker Strret, dhe ishin dëshmitar të hapësirës së Sherlock Homles që dekoron muret, para se të kalojnë nëpërmjet linjës Metropolitan për në Wembley Park.