Sqarohet Besfort Kasumi: Ja pse nuk e lashë të inkuadrohet në lojë me maskë në fytyrë lojtarin e Lirisë

Liria shënoi fitore 3:2 ndaj Gjilanit në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.

Sport

28/04/2018 22:25

Pjesa e dytë e kësaj ndeshje ka filluar me disa minuta vonesë.

Prizrenasit paralajmëruan ndërrim në përbërjen e tyre dhe në lojë duhej të aktivizohej Elvis Kaja. Për shkak se ai është rikthyer nga lëndimi i rëndë i hundës, në kokë e kishte një maskë mbrojtëse.

Gjyqtari Besfort Kasumi nuk e lejoi të inkuadrohej në lojë, ndërsa trajneri Bledi Shkëmbi vendosi që Kaja të futej në lojë edhe pa maskë.

E gjyqtari Besfort Kasumi, përmes një reagimi në Facebook, ka treguar edhe arsyen e mos lejimit të inkuadrimit të Kajas me atë maskë në lojë.

Postimi i Besfort Kosumit në Facebook:

Sot ne fillim te pjeses se pare nuk e kam leju me hy lojtarin me mask ne fytyr sepse maska ishte e rrezikshme edhe per shëndetin e ti edhe per shendetin e kundershtarve .

Maska ishte e ndertuar me material te fort titanium dhe plastik dhe hekur te gjitha shume te forta dhe te mprehta .

Rregullorja thotë se lojtari munden me vendos mbrojtse ne ftyre ose koke ose dore por materiali duhet te jete i bute i lehte dhe jo i mpreht dhe jo i rrezikshem per kundershatarit perkatsisht -gomë.

Me poahte jane fotot e maskes dhe fotos qka thote rregullorja:

Faleminderit lojtarve sepse ishin shum te sjellshem dhe korrekte dhe kjo ishte dhurata ma e mire per DITELINDJE nga dy ekipet.

b4

b3

b2