Sprej në fytyrën e Cazorlas (Video)

Santi Cazorla ka qenë viktimë e një ‘sulmi’ nga ana e gjyqtarit. Në fakt, Jonathan Moss, duke e shkumuar fushën me sprej, e ‘lagu’ edhe mesfushorin e Arsenalit.

Sport

16/08/2014 20:56

Kur të përmendet spreji, Santi Cazorla do të ndihet gjithmonë në siklet. Kjo pasi mesfushori spanjoll ka qenë ‘viktimë’ e një spërkatjeje me sprej nga ana e gjyqtarit Jonathan Moss.

Ky i fundit ishte duke e ‘lagur’ fushën me sprej, për të vendosur se nga ku do të goditej topi, kur e çoi ‘sprejin magjik’ lartë dhe e spërkati futbollistin e Arsenalit, në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Crystal Palace.