Sportistët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë në Azerbajxhan, bëjnë ‘shqiponjën’

Në Baku të Azerbajxhanit është duke u mbajtur Festivali Olimpik Evropian për të Rinj.

Sport

21/07/2019 23:55

Në këtë festival po marrin pjesë edhe sportistë nga Kosova, të cilët kanë filluar garat e tyre qysh sot – ndërsa poashtu pjesëmarrës janë edhe sportistët nga Shqipëria.

Sportistët e të dyja shteteve gjetën një moment për t’u fotografuar së bashku dhe bënë simbolin e të gjithë shqiptarëve (shqiponjën), duke emocionuar mjaft shumë publikun, shkruan lajmi.net.

Kosova në këto gara paraqitet me gjithsej 18 sportistë, të cilët i përkasin moshës prej 15 deri në 18 vjeç.

Kujtojmë se sot janë paraqitur tenistët e Kosovës, Vesa, Forta dhe Fresku, të cilët fatkeqësisht kanë pësuar humbje, por kanë marrë me vete shumë përvojë. /Lajmi.net/