Sporti vazhdon t’i besohet Vlora Dumoshit

Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar.

Sport

03/06/2020 14:08

Deputetët e Kosovës u mblodhën sot paradite në Kuvend për ta votuar qeverinë e re, e cila arriti ta merrte mandatin falë 61 votave për.

Hoti tashmë ka bërë publikë emrat e ministrave dhe të zëvendësve të tij.

Sporti edhe në qeverisjen e drejtuar nga Avdullah Hoti do të vazhdojë t’i besohet Vlora Dumoshit.

Dumoshi ishte ministre e këtij dikasteri edhe në qeverinë paraprake, e drejtuar nga Albin Kurti. /Lajmi.net/