Të tjera akuza rëndojnë mbi Marilyn, ish-e dashura thotë se e përdhunoi dhe e frikësoi për vdekje

Marilyn Manson përballet me akuza të reja.

ShowBiz

29/05/2021 10:16

Marilyn Manson përdhunoi një nga ish-të dashurat e tij dhe e detyroi atë të shikonte një film të tmerrshëm në shtëpi që e bënte të dukej sikur ai vrau një fans të ri, kjo sipas një procesi gjyqësor të ri, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Manson po paditet nga Jane Doe, që pretendon se ajo filloi lidhjen me të në vitin 2011, ndërsa thotë se marrëdhënia e tyre ishte aq romantike në fillim, por gjërat shpejt morën një kthesë për të keq.

Sipas procesit gjyqësor, të marrë nga TMZ, gruaja pretendon se Manson një herë i tregoi asaj një video në shtëpi që ai e quajti “Groupie” dhe e mbajti të mbyllur në vend të sigurt.

Ajo pretendon se Manson i tha asaj që video u xhirua më 1996 pasi grupi i tij luajti një shfaqje në Hollywood Bowl dhe pretendon se pamjet përfshijnë veprime seksuale, poshtërim dhe një armë.

Në dokumente, gruaja pretendon se filmi shtëpiak i Manson tregon se ai lidh një fanse të re në një karrige dhe e detyron atë të pijë një gotë me urinën e një anëtari të bendit, duke e kërcënuar atë me një armë dhe ndoshta duke e fshikulluar me pistoletë.

Doe pretendon se videoja e la atë të frikësuar për jetën e saj.

Gruaja gjithashtu pretendon se Manson e përdhunoi atë kur ajo shkoi të kthente një çelës në shtëpinë e tij.

Ajo pretendon se Manson e përdhunoi ndërsa ajo ishte me fytyrë poshtë. Pas përdhunimit të pretenduar, ajo pretendon se ai e kërcënoi ta vriste.

Doe po padit Manson për dëmin që ia shkaktoi dhe dëshiron një deklaratë që veprimet dhe sjellja e Manson thyen ligin.

Manson po paditet gjithashtu për sulm seksual nga ish-ndihmësja e tij, plus aktorja e “Game of Thrones” Esme Bianco.

Policët gjithashtu thonë se ai ishte në kërkim në New Hampshire për një sulm të dyshuar në një koncert. /Lajmi.net/