Sport: Ja në cilin vit Real Madrid do ta transferojë Mbappen

Real Madrid e kanë vendosur verën e vitit 2021 si kohën kur duhet të lëvizin për të transferuar yllin e PSG, Kylian Mbappe.

Sport

13/12/2019 10:34

Talenti francez ka një kohë të gjatë që ndiqet nga Real Madrid.

Sipas Sport.es, Real Madrid në vitin 2021 do të trentojnë transferimin e Mbappe në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.

Mbappe në verën e vitit 2021, do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes me PSG-në, gjë e cila mund të ndikojë të kampionët e Ligue 1 që të heqin dorë nga ylli i tyre.

Reprezentuesi i Francës te PSG është transferuar nga Monaco në vitin 2017, për një shumë rreth 180 milionë euro./Lajmi.net/