Spiunët e huaj në Ballkan, Mosadi i pranishëm edhe në Kosovë

Shërbimet sekrete më aktive në Serbi janë ai rus FSB, austriak HNA dhe kroat SOA, pohojnë bashkëpunëtorët e mirinformuar të gazetës serbe Blic. 

Lajme

10/07/2014 00:07

Janë të pranishme edhe shërbimet e vendeve tjera, si ai gjerman BND dhe izraelit Mosad, dhe natyrisht pashmangshëm edhe CIA, NSA, MI 6, të cilat htuhet se shpesh shfrytëzojnë shërbimet e agjencive më të vogla të vendeve mike të tyre.

Pos spiunëve klasikë dhe atyre që në Serbi punojnë si atashe të ndryshëm pranë ambasadave, spiunët e tyre i kanë edhe firmat e huaja, të cilat investojnë në Serbi.

Sipas këtij burimi, shërbimi i fshehtë izraelit Mosad është përqendruar në veprimin e tij në Bosnjë e Hercegovinë, Sanxhak, Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri, kurse shkaku i kësaj është fakti se në këto shtete veprojnë ekstremistë islamikë.