Spiunët e Genoas në stërvitjen e Sampdorias

Një trajner i skuadrës nga Serie A, Genoa, u zu duke spiunuar rivalin lokal Sampdoria, i maskuar në gardërobë të pazakonshme, para derbit të tyre të dielën. Luca De Pra, trajner i ekipit të rinjve të Genoas dhe nipi i tij, portieri Giovanni De Pra u suspenduan nga Genoa pasi u zunë duke u fshehur…

Sport

14/09/2013 12:55

Një trajner i skuadrës nga Serie A, Genoa, u zu duke spiunuar rivalin lokal Sampdoria, i maskuar në gardërobë të pazakonshme, para derbit të tyre të dielën.

Luca De Pra, trajner i ekipit të rinjve të Genoas dhe nipi i tij, portieri Giovanni De Pra u suspenduan nga Genoa pasi u zunë duke u fshehur në pemë afër fushës stërvitore të Sampdorias në Bogliasco, të premten.

“Asnjë drejtor ose anëtar i stafit teknik, nuk e ka dërguar Luca De Pran dhe portierin e ekipit të rinjve për të përcjell seancën stërvitore në Bogliasco. Ishte një iniciativë personale”, u shpreh Genoa nëpërmjet një komunikate në uebfaqen e saj (www.genoafc.it).

“Kjo nuk është bërë kurrë më parë andaj nuk është pjesë e mënyrës me të cilën vepron klubi ynë. Genoa dëshiron të njoftoj se De Pra është suspenduar deri sa të shërbejë sqarime të detajuara”, thuhej në vazhdim të saj.

Tifozë të Sampdorias kishin vërejtur lëvizje të vogla në një pemë afër fushës dhe njoftuan stafin, raportoi Gazzetta dello Sport. Menaxheri i ekipit, Giorgio Aiazzone dhe drejtori i komunikimit Alberto Marangon kanë ndjekur spiunët të cilët u munduan të ikin prej tyre.

De Pra, ishte zënë duke u fshehur prapa një druri në gardërobë ushtarake, dhe si figurë e njohur në qytet, menjëherë u identifikua.

“Fakti se derbi është duel nervash, taktikë dhe strategji, e kemi ditur, por kurrë nuk kemi menduar se do të ndodh diqka e tillë. Si Rambo që fshihej në pemë, Luca De Pra, trajner i portierëve të ekipit junior të Genoas dështoi t’i shmanget kujdestarëve inteligjent të Sampdorias. Por, askush nuk u mor peng, nuk u derdh gjak. Ju duhet t’i falni kundërshtarët tuaj, pasi asgjë nuk u pengon më shumë”, thuhej në komunijatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Sampdorias.