Spitali i Pejës: Persona të pandërgjegjshëm po i fusin lopët në oborr, po rrezikohemi edhe nga qentë endacak

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka kërkuar publikisht apel për ndihmë që të ndalohet futja e bagëtive në oborrin e spitalit. Përmes një reagimi në Facebook, nga spitali janë shprehur të shqetësuar dhe thonë se një gjë e tillë rrezikon që të shkaktojë edhe infeksione dhe shumë dëme të tjera, shkruan lajmi.net. “Spitali i Përgjithshëm…

Lajme

30/11/2022 09:18

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka kërkuar publikisht apel për ndihmë që të ndalohet futja e bagëtive në oborrin e spitalit.

Përmes një reagimi në Facebook, nga spitali janë shprehur të shqetësuar dhe thonë se një gjë e tillë rrezikon që të shkaktojë edhe infeksione dhe shumë dëme të tjera, shkruan lajmi.net.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shfaq shqetësimin lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madhë të qenëve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë. Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madhë të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.”, bëhet e ditur në reagimin e spitalit

Pasi me mundin e punëtorëve teknik nuk po mund të parandalohet një rast i tillë, spitali njofton po ashtu se për vite me radhë në lidhje me këtë rast kanë njoftuar organet kompetente. Pavarësisht kësaj, sipas tyre një fenomen i tillë nuk është arritur që të parandalohet.

“Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merrët me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive. Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me rradhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektoriati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektoriati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet.”, thuhet në reagim./Lajmi.net/