Spitali i Lushnjes shërben për seks dhe drogë
Jo vetëm në Tiranë pacientët janë të pasigurt. Në Spitalin e Lushnjes mjekët e kanë të vështirë të kontrollojnë shoqëruesit e pacienteve. Ata thonë se jo në pak raste të alkoolizuarit apo të droguarit bëjnë seks në këto ambiente.

Lajme
Nuk është e vështirë të futesh në dhomat e pacienteve në spitalin e Lushnjes. Në jo pak raste, të dehurit apo të droguarit i shfrytëzojnë këto ambiente për seks, tregon një nga mjekët në Lushnje për ABC News.
Hyrja në repartin e Kirurgjisë edhe pse me orar 14:00 deri në 16:00 për vizita, qëndron e hapur tërë kohën.
Kurse ambientet e brendshme të urgjencës janë të mbushura më shumë me shoqërues sesa pacientë.
Familjarët thonë se nuk kanë asnjë problem për t’u futur orar e pa orar në spital.
Për drejtorin e spitalit nuk ka shqetësime, pasi beson tek kontrolli i personelit dhe i rojeve private.
Mbi 100 pacientë mbi numrin normale mjekohen këto ditë në spitalin e Lushnjes, por aty mungojnë tetë mjekë të cilët dolën në pension.