Spitali i Gjakovës po trajton 27 të infektuar me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen 49 pacientë, 27 prej tyre janë me COVID-19, 9 janë në pritje të rezultateve ndërsa 11 të tjerë po presin që të testohen.

Lajme

05/08/2020 10:02

Ndërsa, 25 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë me CPAP mask.

Po ashtu edhe një mjek, 13 infermierë dhe 1 staf tjetër janë të infektuar me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin 24 orësh.