Spitali Amerikan në Prishtinë për herë të parë në rajon realizoi riparimin e Valvulës Aortale

Për herë të parë në Spitalin Amerikan në Prishtinë intervenohet në riparimin e Valvulës së Aortës. Operacioni është kryer sot në këtë spital ndaj një pacienti 42 vjeçar. Është dashur 5 orë që të realizohet ky operacion.

Lajme

29/01/2016 16:12

Kjo ndërhyrje konsiderohet si shumë e vështirë dhe nuk realizohet nëpër gjitha klinikat kardiokirurgjikale madje as në të gjitha klinikat  të Gjermanisë.

Spitali2

Kirurgu kardiovaskular Besnik Kojqiq  tha se në këtë operim bëhet zëvendësimi i aortës asendente dhe nuk bëhet ndërrimi i valvul aortale, pra bëhet një konstruktim  i valvul aortal me  replantacion të arterjeve koronare në protezë.

12516665_10153824574320120_1088464402_o

“Përparësia e këtij operimi  shumë specifik  është se pacienti nuk ka rrezik për qarje të aortës.  Gjithashtu përparësi tjetër dhe shumë e rëndësishme është  se pacienti e ka artierjen e vetë dhe nuk i duhet asnjë medikament që shërben për hollimin e gjakut. Pacienti mund të vazhdojë jetën normalisht, jetëgjatësia e tij është normale” tregoi kirurgu  Besnik Kojqiq për lajmi.net

Spitali Amerikan në Prishtinë deri tash ka kryer edhe disa ndërhyrje të ndjeshme  kirurgjikale  si ndërrimin e valvules  mitrale në zemër me një anestezion specifik  ku pacienti rri zgjuar gjatë gjithë kohës. Lajmi.net

YouTube player