Spiropali: Shqipëria e ka Kosovën prioritet në politikën e jashtme, ky vend e meriton statusin e kandidatit
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka qëndruar sot në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufcën. Ajo ka thënë se kjo vizitë e saj në Kosovë, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj, nuk…
Lajme
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka qëndruar sot në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufcën.
Ajo ka thënë se kjo vizitë e saj në Kosovë, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj, nuk është një zgjedhje prokolli, është një zgjedhje historie, është zgjedhje politike, dhe deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti ynë kombëtar.
“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk është një kapitull i zakonshëm i diplomacisë, por një vijimësi e një rrugëtimi të përbashkët, të skalitur në qëndresë dhe në vendosmëri historike për përparim kombëtar. Viti 1999, ishte momenti kur bota pa padrejtësitë por edhe dinjitetin e një populli që kërkonte të jetonte i lirë. Viti 2008 ishte momenti kur Kosova e ktheu aspiratën në shtetësi dhe e ktheu vendin e saj në hartën e botës. Viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotë të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë”, ka thënë Spiropali.
Ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk po ndërtojnë një marrëdhënie nga e para, por po forcojnë një bosht kombëtar, një aleancë të natyrshme mes dy shteteve sovrane, mes dy republikave motër, mes dy shteteve që kanë marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin që ndajnë histori, sakrificë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.
“Të dy qeveritë tona, prej kohësh kanë zgjedhur një politikbërje të bazuar te realiteti. Te realiteti i një kohe, i një populli, i një shteti që ekziston, funksionon, nuk është objekt debati por subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtësisht me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo nuk është retorikë solidariteti, as formulë diplomati, por është orientim stratejgik i qëndrueshëm shtetërot. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë, përveç se dëshira jonë e zemrës”, ka thënë Spiropali.
Ajo ka thënë se çdo njohje e re, çdo anëtarësim i ri, çdo hap drejt konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, është investim në siguri, në dinjitetin, në stabilitetin e gjithë hapësirës sonë shqiptare por edhe të rajonit.
“Shqipëria do të intensifikoj angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve në koordinim të vazhdueshëm, por edhe për përparimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Shembull bashkëpunimi jonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një dëshmie e qartë se si mund të punojmë sëbashku dhe me efikasitet. Ai anëtarësim duhet jo sepse po lypet prej nesh por sepse meritohet nga shteti i Kosovës. Barazia ndërkombëtare e Kosovës nuk është çështje simpatie, është çështje drejtësie, respekti për realiztetin politik të krijuar me sakrificë dhe punë çdo ditë. Integrimi evropian i Kosovës, është testi i koherencës së vetë BE-së me vlerat që ai përfaqëson”, ka thënë Spiropali.
Ajo ka thënë se Kosova ka dëshmuar qartësi euroatlanike, përkushtim ndaj reformave dhe stabilitet institucional
“Ky përkushtim duhet të përkthehet në veprime konkrete. Sigurisht, heqja e masave shtërnguese ishte padiskutim një domosdoshmëri dhe ne kemi bërë të qartë që ato masa kundër Kosovës ishin kundër-produktive dhe besoj tani është koha të themi me plotë gojën se Kosova meriton statusin e vendit kandidat pa standarde dyfishta dhe pa pritje të pafundme. Një Evropë që kërkon besim nga rajoni, duhet të kërkoj besueshmëri në vendimmarrjen e saj. Shqipëria është në rrugën e saj të negociatave për anëtarësimin e plotë në BE, këto 14 muaj kanë qenë intensive për qeljen e të gjitha grup-kapitujve, tani duhet të filloj mbyllja e kapitujve negociues me Shqipërinë dhe ne besojmë se Kosova duhet të marë statusin e vendit kandidat.”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/