Spikeri afgan stoik edhe gjatë lëkundjeve të tërmetit (Video)

Tërmeti në Afganistan, është regjistruar live gjatë transmetimit të lajmeve.

Bota

26/10/2015 15:04

Spikeri i lajmeve në TV afgan qëndron stoik, por detyrohet më pas të ndërpresë edicionin gjatë tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë i shkallës Rihter që tronditi Afganistanin.

Nga ky tërmet numërohen më shumë se 60 viktima dhe qindra të plagosur deri tani, ndërsa autoritetet kanë evakuuar edhe dhjetëra persona të tjera.