Spekulimet rreth daljes së Mercedes nga F1 të ‘pabazuara dhe të papërgjegjshme’

Kompania që punon me Mercedes, Daimler, ka hedhur poshtë raportet se gjermanët po planifikojnë të tërhiqen nga Formula 1, me Toto Wolf që dëshironte të jepte dorëheqje si partner menaxhues.

Sport

30/05/2020 09:10

Në një kohë kur gjashtë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, po diskuton një kontratë të re me Mercedes, thashethemet në Gjermani sugjeruan se Wolf mund të largohet nga roli i tij aktual.

Por një deklaratë e Daimler, riafirmoi angazhimin e Mercedes në Formula 1.

“Spekulimet në lidhje me një tërheqje të mundshme nga Formula 1 vazhdojnë të jenë të pabazuara dhe të papërgjegjshme”, thuhet në deklaratën e Daimler, përcjell lajmi.net.

“Sporti ka marrë masat e duhura për të adresuar pasojat e pandemisë së COVID-19, dhe ne i mirëpresim këta hapa”.

“Qëllimi ynë i qartë ishte që të vazhdojmë të garojmë në Formula 1 si një ekip që punon me Mercedes-Benz, dhe ta bëjmë atë me partnerin tonë drejtues Toto Wolff”./Lajmi.net/