Spekulimet për pensionimin e CR7 detyrojnë Juventusin të reagojë

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka hedhur poshtë idenë se Cristiano Ronaldo mund të pensionohet.

Sport

16/10/2019 22:47

Sulmuesi portugez verën e kaluar është transferuar në Itali, por gjatë një interviste dhënë së fundi la të kuptohet se mund të pensionohet nga futbolli për t’u fokusuar në gjërat tjera.

Paratici pretendon se Ronaldo do të luajë të paktën edhe për tri vjet tjera, duke insistuar se të dy palët janë të kënaqura me marrëveshjen aktuale.

“Absolutisht jo”, tha ai kur u pyet në lidhje me thashethemet e mundshme për pensionim, përcjell lajmi.net.

“Ronaldo është shumë i përqendruar në qëllimet e tij, si dhe në objektivat e tij personale, pasi ai është përsëri kandidat për Topin e Artë”.

“Unë nuk mendoj se ai mund të largohet në fund të këtij sezoni, dhe dyshoj se ai do të largohet në fund të sezonit tjetër”./Lajmi.net/