Spekulimet e lidhin me Realin dhe Tottenhamin, flet Xabi Alonso

Puna e shkëlqyer që po e bën Xabi Alonso te Bayer Leverkuseni tani po e lidh me detyrën e trajnerit te Real Madridi dhe Tottenhami. Edhe pse e ka Carlo Ancelottin, Reali është duke menduar për të ardhmen, ku në listën e të dëshiruarve për ta zëvendësuar teknikun italian është Xabi Alonso, raporton lajmi.net. Në…

Sport

05/05/2023 08:12

Puna e shkëlqyer që po e bën Xabi Alonso te Bayer Leverkuseni tani po e lidh me detyrën e trajnerit te Real Madridi dhe Tottenhami.

Edhe pse e ka Carlo Ancelottin, Reali është duke menduar për të ardhmen, ku në listën e të dëshiruarve për ta zëvendësuar teknikun italian është Xabi Alonso, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër, Tottenhami, i cili e shkarkoi Antonio Conten dhe Christian Stellinin, dhe tani është përkohësisht në duart e Ryan Mason, po e mendon seriozisht emërimin e Alonsos në krye të klubit.

Tani, Alonso i është adresuar këtyre spekulimeve, duke lënë të kuptohet se edhe në sezonin e ardhshëm do ta shohim në krye të Bayer Leverkusenit.

“Jam pjesë e futbollit për shumë vite, spekulimet janë normale por ne kemi ende gjëra të shumta për të arritur. Për këtë arsye mendja ime ka qenë këtu (te Bayer Leverkuseni) në muajt e fundit. Dhe mendja ime gjithashtu është 100% këtu për sezonin e ardhshëm”, tha ai.

Që prej se morri drejtimin e Bayer Leverkusennit, ku klubi renditej në pozitën e 16-të në Bundesliga, spanjolli e ka udhëhequr klubin gjerman drejt vendit të gjashtë në ligë, dhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës./Lajmi.net/