Spektakli i CL vazhdon sonte – vëmendja në ‘Wanda Metropolitano’ për ndeshjen e Atletico ndaj Man Utd

Kompeticioni më prestigjioz në botën e futbollit për klube, Champions League vazhdon sonte me ndeshjet e radhës.

Sport

23/02/2022 10:58

Në kuadër të fazës së 1/16-ës së Champions League luhen dy ndeshjet e radhës, shkruan lajmi.net.

Në kryeqytetin spanjoll, në ‘Wanda Metropolitano’ luhet ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester United.

Kjo konsiderohet edhe si ndeshja më e rëndësishme e kësaj mbrëmje. Atleti dhe Man United përballen me fillim nga ora 21:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Benfica dhe Ajax Amsterdam, në ‘Estadio da Luz’ të Lisbonës.

Ajax vjen në një formë jashtëzakonisht të lartë në garat evropiane dhe shihen si favoritë të lehtë në këtë duel.

Kjo është faza e nokautit direkt, ku pas dy ndeshjeve, skuadra me rezultatin më të mirë të përgjithshëm kalon tutje. /Lajmi.net/