Spektakël po, fitues jo në ‘Signal Iduna Park’

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Argjentinës kanë luajtur barazim 2:2 në miqësoren spektakulare të zhvilluar në ‘Signal Iduna Park’ në Dortmund.

Sport

09/10/2019 22:40

Skuadra e Joachim Low e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, kur në minutën e 15’ përmes Serge Gnabry kaluan në epërsi 1:0.

Në minutën e 22’, Gjermania dyfishoi epërsinë me anë të Kai Havertz.

Në pjesën e dytë, Argjentina arriti të barazonte rezultatin, duke shënuar dy herë.

Lucas Alario në minutën e 66’ dhe Lucas Ocampos në minutën e 85’, shënuan për Argjentinën./Lajmi.net/