Spektakël në ‘Signal Iduna Park’, shtatë gola një fitues, Dortmund mposht Augsburg

Ka përfunduar ndeshja në mes Borussia Dortmund – Augsburg. Dortmund fituan me rezultat të ngushtë 4:3 ndaj Augsburg, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë ishte tejet intensive, me dy ekipet që shënuan nga dy herë. Fillimisht Jude Bellingham realizoi në minutën e 29’ duke i dhënë epërsinë BVB-së. Por, përgjigja e mysafirëve ishte e shpejt, pasi…

Sport

22/01/2023 17:31

Ka përfunduar ndeshja në mes Borussia Dortmund – Augsburg.

Dortmund fituan me rezultat të ngushtë 4:3 ndaj Augsburg, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte tejet intensive, me dy ekipet që shënuan nga dy herë.

Fillimisht Jude Bellingham realizoi në minutën e 29’ duke i dhënë epërsinë BVB-së.

Por, përgjigja e mysafirëve ishte e shpejt, pasi në minutën në minutën e 40’ ishte Arne Maier që barazoi shifrat.

Kurse, dy minuta më vonë Dortmund rikthyen epërsinë.

Këtë herë ishte Nico Schlotterbeck që shënoi për vendasit.

Por, Augsburg pa përfunduar pjesa e parë arritën të barazojnë përsëri rezultatin.

Në minutat shtesë shënoi Ermedin Demirovic.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:2.

Edhe në 45 minutat e dytë ndeshja ishte shumë interesante.

Dortmundi për herë të tretë kaluan në epërsi me golin e Jamie Bynoe Gittens, i cili shënoi në minutën e 75’.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi mysafirët shënuan përsëri.

Po rridhte minuta e 77’ kur David Colina barazoi për herë të tretë shifrat.

Megjithatë, BVB nuk kishin në plan të dorëzoheshin dhe kaluan sërish në epërsi.

Pas një asistimi të mirë nga Bellingham shënoi Giovanni Reyna dhe çoi shifrat në 4:3.

Kujtojmë që në këtë takim kishte minuta edhe për Sebastian Haller (i cili u rikthye në fushë pasi mundi sëmundjen e kancerit), ai zëvendësoi Youssoufa Moukoko.

Me këtë fitore BVB pozicionohen në vendin e gjashtë me 28 pikë.

Kurse, Augsburg ndodhen në vendin e 15 me 15 pikë gjithsej./Lajmi.net/