Spektakël në “San Siro”, Milan goleadë ndaj Dudelange

Milan dhe Dudelange janë përballur në njërën prej ndeshjeve më interesante këtë edicion në Ligën e Evropës.

Sport

29/11/2018 20:46

Në këtë takim u realizuan plot shtatë gola, ku në fund skuadra e Milan doli triumfuese me rezultatin 5:2.

Serinë e golave e hapi Patrick Cutrone, i cili realizoi qysh në minutën e 21’, shkruan lajmi.net.

Barazimi i mysafirëve erdhi në minutën e 39’, me anë të Dominik Stolz, për të shkuar në pushim me barazim.

Pjesa e dytë filloi si mos më keq për Milan, të cilët në minutën e 49’ e gjetën vetën në disavantazh pas golit të  David Turpel.

Barazimi i dytë në këtë takim erdhi në minutën e 66’ kur Stelvio realizoi një autogol në minutën e 66’.

Milan nuk ndali sulmet dhe vetëm 4 minuta më vonë Hakan Calhanoglu me një super goditje realizoi për 3:2.

Në minutën e 78’ ishte përsëri një autogol nga Tom Schnell që i siguroi qetësinë “rosonerëve”.

Rezultati përfundimtar u vendos nga Fabio Borini i cili realizoi në minutën e 81’.

Me këtë fitore Milan pozicionohet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Betis dhe tri më shumë se Olympiacoss me të cilët përballet në xhiron e fundit. /Lajmi.net/