Spektakël në Ligën e Parë, Ulpiana fiton derbin ndaj Fushë Kosovës

Skuadra e Ulpianës ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit kosovar. Mysafirët fituan 3 me 0 kundër Fushë Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajqevci”, shkruan Lajmi.net Tri golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 57’të, shënoi Kreshnik…

Sport

31/03/2023 15:59

Skuadra e Ulpianës ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit kosovar.

Mysafirët fituan 3 me 0 kundër Fushë Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajqevci”, shkruan Lajmi.net

Tri golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 57’të, shënoi Kreshnik Bahtiri pas asistit të Urim Statovcit, kurse në minutën e 82’të shënoi Urim Statovci pas një gabimi në mbrojtje. Golin e fundit në ndeshje e shënoi, Elvis Ahmeti në minutën e dytë shtesë (92+).

Me këtë fitore, Ulpiana kalon në pozitën e parë në Ligën e Parë, Grupi B – me 43 pikë, vetëm një më shumë se vendi i dytë, Fushë Kosova (42)./Lajmi.net/