Spektakël në ‘Camp Nou’, Barca e mposht Betisin 5:2

Në një ndeshje spaktakolare dhe me shtatë gola të shënuara në ‘Camp Nou’, Barcelona ka mposhtur 5:2 Real Betisin, për fitoren e parë këtë sezon në La Liga.

Sport

25/08/2019 22:51

Edhe pse me shumë mungesa në fazën e sulmit, skuadra e Ernesto Valverdes kreu detyrën, duke marrë një fitore të thellë, edhe pse pjesën e parë të ndeshjes e kaluan me shumë vështirësi.

Nabil Fekir shtangu vendasit kur në minutën e 15’, shënoi për epërsinë e Real Betis.

Vazhdimi i ndeshjes solli dominimin e Barcelonës dhe nxori në pah Antonine Griezmann, që shënoi dy herë për të përmbysur rezultatin në 2:1, në minutat 41’ dhe 50’.

Në minutën e 56’, Carles Perez gjeti rrjetën e mysafirëve për 3:1, ndërsa Jordi Alba në minutën e 60’, çoi në 4:1 rezultatin.

I inkuadruari nga bankina, Arturo Vidal, arriti të regjistrohej në listën e golashënuesve, duke shënuar për 5:1.

Pak minuta para fundit, Loren Moron me një supergol, ngushtoi epërsinë në 5:2, dhe njëherit vendosi rezultatin përfundimtar./Lajmi.net/