Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Spektakël mes Indiana dhe 76ers – Warren shënon 53 pikë, Embiid kundërpërgjigjet me 41 sosh

7:55 | 2 Gusht 2020

Indiana Pacers dhe Philadelphia 76ers kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e mbrëmshme.

Ndeshjet që po luhen në Orlando po dalin të jenë më interesante sesa është pritur, me ritmin e lojtarëve që nuk duket se ka rënë, shkruan lajmi.net.

Indiana Pacers kanë shënuar mbrëmë fitore me rezultat 127:121 kundër Philadelphia 76ers.

Më meritori për këtë fitore ishe pa asnjë diskutim TJ Warren, i cili ishte i papërmbajtshëm me 53 pikë të realizuara.

Warren qëlloi nëntë herë nga vija për tri pikë, duke shkuar në 20/29 nga loja e hapur, për 69% saktësi.

Embiid në anën tjetër u kundërpërgjigj me 41 pikë dhe 21 kërcime, në 65% saktësi nga loja e hapur, por kjo nuk ndihmoi skuadrën e tij të mposhte Indianan.

Kujtojmë se Warren me performancën e mbrëmshme bëhet lojtari i parë nga Indiana Pacers që shënon 50+ pikë që nga Jermaine O’Neal në vitin 2005. /Lajmi.net/